Fillim i ri

Vendodhja: Tirane

Kjo godinë kufizohet me rrugën e Kavajës në jug, me shkollën “Avni Rustemi” në veri, me bllokun e Ambasadave në perëndim dhe me lagjen e Bogdanëve në lindje. Sipërfaqja e tokës është 1350 m2, ndërsa sipërfaqja e godinës është 650 m2. Godina është 5 dhe 10 katëshe + 2 kate nëntokë per parkim. Sipërfaqja e plotë e godinës është 8000 m2, nga të cilat 650 m2 janë dyqane, 2400 m2 përfshijnë parkimin, 650 m2 janë zyra dhe pjesa tjetër është sipërfaqe për banesa. Arkitektura e godinës është bashkëkohore dhe e dizenjuar mirë.