Hoteli “Grand”

Vendodhja: Tirane

Kjo godinë kufizohet me rrugën “Nikolla Tupe” në jug, me vilën e ish-diktatorit në veri, me rrugën “Vaso Pasha” në perëndim dhe me ndërtesën e Bankës Amerikane në lindje. Sipërfaqa e tokës është 400 m2, ndërsa sipërfaqa e godinës është 300 m2. Ndërtesa është 5 katëshe + 1 kat nëntokë. Sipërfaqa e plotë e godinës është 1500 m2, nga të cilat 250 m2 janë dyqane, 300 m2 është parking dhe pjesa tjetër përdoret si hotel. Arkitektura e godinës është bashkëkohore dhe a dizenjuar mirë. Fasada është punuar në pjesën më të madhe me bojë plastike italiane të tipit Caramizzato, ndërsa fasadat ballore janë të mbuluara me granit.